Arratisje nga gjykata/ I arrestuari u iku policëve nga duart në Korçë

0
Arratisje nga gjykata/ I arrestuari u iku policëve nga duart në Korçë
Gjigandi

Kristjan Medolli 22-vjeç nga fshati Qatrom u arratis nga gjykata e shkallës së parë pak momente pasi ishte njohur me lasën arrest në burg ndërsa akuzohej për një vjedhje.

22 vjeçari me pranga në duar teksa po dilte nga garazhi i shoqëruar edhe nga policia për të hipur në furgon dhe më pas do të transportohej drejt dhomave të paraburgimit në Elbasan ka mundur tu shpëtoj forcave të policisë dhe të largohet pikërisht përmes kësaj dere.

Gjatë krehjes së zonës policia u përqendrua në një perimetër të gjerë përreth gjykatës deri në malin e Moravës për shkak të dyshimeve se ai mund të tentonte të kalonte kufirin megjithëse me duar të lidhura ndërsa në fshat familjarët e tij nuk ishin në banesë.

Medolli u arrestua 2 ditë më parë pasi vodhi në banesën e bashkëfshatarit të tij një motor frigoriferi dhe një biçikletë. I riu me pranga në duar thjesht duke vrapuar mundi ti arratiset policisë dhe të largohet në drejtim të kodrave të qytetit të Korçës pak metra larg gjykatës aty ku u gjet disa orë më vonë nga policia i fshehur mes shkurreve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu