Personalitetet politike dhe ekspertë në 3 shtete, Shqipëri, Francë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbajtur një konferencë online ku u diskutua rreth situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.
Në këtë mbledhje mësohet se kanë qenë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në emër të Qendrës Për Sigurinë në Europen Juglindore, ekspertë të njohur amerikanë si David Philips nga Programi pranë Columbia University në Neë York, gjenerali Mike Barbero dhe Jordan Daci i Qendrës Shqiptare Për Zbatimin e Lligjit diskutuan për situatën ligjore dhe ekonominë në Shqipëri.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij ka falënderuar SHBA për ofrimin e testeve për Covid-in duke qenë se qeveria nuk bëri mjaftueshëm teste. Ai ka theksuar dy sfida me të cilat po përballet Shqipëria. Sipas tij e para është sfida e krizës politike dhe kushtetuese. Kjo krizë i ka rrënjët në zgjedhjet e manipuluara të 2017-ës. Me një pushtet, i cili ka deformuar edhe përpjekjet euroatlantike për një reformë reale në drejtësi.
Ndërsa së dyti Basha thotë se vjen sfida ekonomike. Buxheti i shqiptarëve ka shkuar kryesisht në 2 rrugë shpenzimesh. Programi i parë është ai i fasadave buzëkuq i quajtur “Rilindja Urbane” në një vend me papunësi të madhe dhe varfëri të skajshme, u shpenzuan për këtë mbi 400 milionë euro. Rruga tjetër është rrjedhja e parave përmes pseudoprogrameve, të konsideruara gabimisht si PPP.
Më poshtë disa opinione të përmbledhura që u thanë në mbledhje:
David Philips, Programi për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut, Columbia University, Neë York, ish këshilltar i lartë për Departamenti e Shtetit.
Covid19 është përdorur si një mënyrë për të kufizuar liritë shoqërore.
PD ka dhënë kontribute që duhet të mirëpriten nga qeveria.
Shqipëria ka probleme serioze me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Qeveria ka probleme me manipulimin e zgjedhjeve.
15 kushtet e vendosura nga BE tregojnë qartësisht sesa larg standarteve demokratike dhe vlerave europiane është Shqipëria.
Michael Barbera, leitnant gjeneral, ish Komandant i Ushtrisë Amerikane në Irak. Këshilltar për agjencitë qeveritare amerikane
Sot bota po kalon një krizë besimi. Menaxhimi ekonomik i pandemisë ka qenë i keq kudo, por, veçanërisht në Shqipëri dhe rajon. Pyetja është, a do të realizojnë dot qeveritë një tranzicion daljeje nga pandemia në mënyrë që të ruhen edhe liritë tona themelore. Sundimi i ligjit është në regres. Liderët e rajonit duhet të bëjnë këto 5 gjëra:
1- Liderët duhet të kenë strategji të qartë ekonomike dhe financiare.
2- Liderët duhet të komunikojnë në mënyrë transparente.
3- Duhen veprime reale për të implementuar ndryshimet e reja.
4- Nevojiten patjetër të dhëna reale, dhe evidenca mbi të cilat bazohet vendimmarrja.
5- Qeveritë duhet të kthejnë tek qytetarët të drejtat dhe liritë që kufizuan përkohësisht.
Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike.
Dua të falenderoj SHBA për ofrimin e testeve për Covid-in duke qenë se qeveria nuk bëri mjaftueshëm teste.
Dua të theksoj dy sfida me të cilat po përballemi në Shqipëri.
1.Sfida e parë është kriza politike dhe kushtetuese. Kjo krizë i ka rrënjët në zgjedhjet e manipuluara të 2017-ës. Me një pushtet, i cili ka deformuar edhe përpjekjet euroatlantike për një reformë reale në drejtësi.
2.Së dyti vjen sfida ekonomike. Buxheti i shqiptarëve ka shkuar kryesisht në 2 rrugë shpenzimesh. Programi i parë është ai i fasadave buzëkuq i quajtur “Rilindja Urbane” në një vend me papunësi të madhe dhe varfëri të skajshme, u shpenzuan për këtë mbi 400 milionë euro. Rruga tjetër është rrjedhja e parave përmes pseudoprogrameve, të konsideruara gabimisht si PPP.
Shqipëria ka humbur 10 herë më tepër vende pune sesa Maqedonia e Veriut. Bëhet fjalë për rreth 65 mijë vende pune përfundimisht dhe po kaq vende pune përkohësisht. Korrupsioni është endemik, një sondazh i ditëve të fundit nga NDI ka treguar se 85% e popullit beson se vendi është thellësisht i korruptuar.
Rruga e daljes është restaurimi i institucioneve demokratike dhe gjyqësorit të lirë, medias së lirë, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane, Qendra Për Sigurinë në Europën Juglindore,
Sot në Shqipëri kemi rastin e një regjimi jo kushtetues, me mazhorancë absolute, në duart e një njeiru, Edi Rama.
Kur ne mbyllëm qeverisjen e mëparshme, vendi ishte një anëtar i ri, por krenar dhe i dedikuar në NATO. Kur Rama erdhi në pushtet, ai deklaroi se çdo gjë do të nisë nga 0.
Të gjithë kemi qenë për reformën në drejtësi, për një drejtësi të pavarur. Veprimet e njeanshme të rilindjes duke prishur konsensusin u bënë me qëllim që të kontrollojnë gjyqësorin. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë ka shtuar korrupsionin, abuzimin e qeverisë dhe cënimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
Shqipëria është një vend me institucione të dobëta, korrupsion të madh dhe ndikim të krimit të organizuar. Sipas BERZH Sshqipëria do të perballet me një krizë të thellë ekonomike dhe GDP do të ulet në mënyrë të ndjeshme, duke shtuar papunësinë dhe varfërinë në vend.
Sot nuk kemi shtet, as tre pushtete siç parashikon kushtetuta, por Qeverinë nën urdhrat e një njeriu.
Pandemia është shfrytëzuar për të frikësuar qytetarët dhe për të rritur kontrollin mbi qytetarët dhe ekonominë. Ky është shembulli sesi liderët autoritarë i uzurpojnë pushtetet dhe liritë.
Varfëria sjell frikë, frika sjell apati sociale dhe demokracia zbehet.
Rruga për kapërcimin e kësaj situate është rikthimi I besimit të qytetarëve te shteti dhe liritë e tyre.
Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë
Shqipëria ka krizë ekonomike për shkak të tri ngjarjeve kryesore.
1.Së pari, nuk e mori veten kurrë nga kriza ekonomike globale e vitit 2008
2.Së dyti, u trondit nga tërmeti i nëntorit të kaluar, i cili ishte shkatërrimtar për disa rajone të vendit
3.Së treti, pandemia që u pasua me goditjen e madhe ekonomike.
Ndërhyrja e derimëtanishme e qeverisë shqiptare në ndihmë të ekonomisë ka qenë tepër e vogël dhe e pamjaftueshme dhe nuk ka mbërritur tek qytetarët.
Ne duhet të ndërmarrim politika ekonomike dhe fiskale të plota dhe jo vetëm masa gjysmake. Shoku ekonomik ishte i madh dhe përgjigjia e shtetit duhet të jetë proporcionale dhe jo e kufizuar.
Opozita duhet të përgatitet dhe strukturohet në këtë kohë përgatitore për zgjedhjet me një platformë serioze për ekonominë.
Jordan Daci, Qendra Shqiptare Për Zbatimin e Ligjit
Sot në Shqipëri nuk ekziston sundimi i ligjit, për shkak se nuk ekziston balanca e pushteteve. Së fundmi mazhoranca ka vendosur që të mos propozojë më draft-ligje në parlament, por i çon parlamentit akte normative të gatshme dhe parlamenti vetëm i voton, pa i diskutuar dhe pa transparencë me publikun. Shumë akte normative të qeverisë kanë hyrë në fuqi javë përpara se të botoheshin për publikun.
Andi Mustafaj, studiues i ligjit
Qeveria ka dështuar që të kryejë një debat, që në dukje është filozofik, por në fakt është i thjeshtë: si e ndikon ligji shoqërinë dhe si shoqëria ligjin. Ligjet tona janë një konglomerat arnimesh prej disa ligjeve nga italia, disa nga Holanda disa nga Franca e disa nga Gjermania. Por nëse ligjet nuk i përshtaten një populli, ato ligje nuk do t’i shërbejnë dot vendit. Ky është rasti i Shqipërisë.
Mënyra sesi kryeministri i trajton njerëzit, sesi tallet me ta, dhe sesi i keqtrajton dhe ofendon ministrat e vet dhe ata që punojnë për të, janë mbjellë në shoqëri si një kancer. Shumë njerëz mund të ndjekin si model sjelljeje, pasi e shohin çdo ditë në TV.
Opozita duhet të krijojë laboratore suksesi për të dhënë shembujt e mirë dhe modelet e mira për rininë shqiptare.
Genc Pollo, ish Kryetar i Komisionit të Integrimit
Autokracia po rritet dhe korrupsioni është alarmant. Gazeta Bild.de gjithashtu publikoi prova se si qeveria ka manipuluar zgjedhjet e kaluara. Kudo në botë qeveria do të kishte hequr dorë, por qeveria jonë është akoma në vend. Ju falënderoj David, që thuani hapur se bashkësia ndërkombëtare qëndron krah për krah me opozitën shqiptare.