Si të kuroni plagët e bezdisshme të herpesit në buzë, në kushtet e shtëpisë

0
Gjigandi

Herpesi në buzë është diçka e bezdisshme dhe e paparashikueshme, pasi del atëherë kur nuk e pret aspak. Madje, ndonjëherë duket sikur del në momentin më të papërshtatshëm dhe gjtihçka që do të donim do të ishte ta zhduknim si me magji. Ndoshta nuk mund ta heqim qafe brenda natës, por mund të bëjmë diçka që ta përshpejtojmë kurimin e tij.

Zgjidhjen për këtë e kemi në shtëpi, me produktet natyrale që na ndodhen në kuzhinë.

Hudhra është një antiinflamator shumë i mirë dhe është ideal për kuruar plagën e herpesit. E njëjta gjë vlen edhe për aloe vera-n. Mund ta vendosni xhelin direkt në plagë ose të përdorni një krem me bazë bimën e aloe vera-s.

Po ashtu, mund të tresni pak kripë në një sasi të vogël uji dhe ta shpëlani plagën. Do t’ju djegë pak, por më vonë do të ndiheni të lehtësuar nga dhimbja.

Nëse keni pyetur vazhimisht veten se nga çfarë shkaktohet herpesi në buzë, ka disa shkaqe. Një prej më të shpeshtave është stresi. Zakonisht herpesi në buzë shfaqet në periudha kur jemi të ngarkuar me punë ose kur po kalojmë një periudhë të vështirë emocionalisht. Po ashtu, një tjetër shkak është gripi ose temperatura e brendshme, si dhe raste të tjera kur bie imuniteti i trupit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu