Si ta pastroni tualetin për t’u mbrojtur nga coronavirusi

0
Gjigandi

Tualeti është ndoshta një pikë thelbësore në shtëpi ku kalojnë të gjithë njerëzit dhe për këtë arsye edhe mikrobet

Kështu që gjatë kësaj pandemie, mbajtja e tualeteve, lavamanëve dhe dusheve sa më pastër që të jetë e mundur, është thelbësore për shëndetin tuaj dhe të familjes po ashtu.

Coronavirusi, ose SARS-CoV-2, dihet se jeton në sipërfaqe të ngurta deri në tre ditë, sipas të dhënave të publikuara në New England Journal of Medicine.

Dr. William Schaffner, specialist i sëmundjes infektive në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt, ka disa këshilla për të gjithë, në lidhje me pastërtinë e tualetit.

Sigurohuni që të ndiqni hapat e duhur

RonaTyra

– Ndërsa përgatiteni për të pastruar tualetin, filloni duke u siguruar që të lani duart.

– Nëse përdorni dezinfektues, duhet t’i zgjidhni me cilësi më të lartë.

– Është e rëndësishme të përqendroheni në pastrimin e zonave “me prekje të lartë”, përfshirë çelësat e dritës, dorezat e dyerve dhe zonat e lavamanit në veçanti. Gjithashtu kokën e dushit, perden e dushit dhe rreth WC-së.

– Çdo gjë që prekin njerëzit duhet të pastrohet, pavarësisht nëse ato kanë simptoma apo jo. Kjo përfshin tharëse flokësh, furça elektrike dhëmbësh, rrojës ose pajisje të tjera në tualet.

– Pasi të keni përhapur dezinfektuesit, sigurohuni që t’i lini në sipërfaqe për 3 deri në 5 minuta. Instituti Amerikan i Pastrimit rekomandon që sipërfaqet të lihen të thahen dhe më pas të shpëlahen me ujë.

Sigurohuni se po respektoni udhëzimet mbi etiketat e produkteve tuaja dhe që po i përdorni si i ka menduar prodhuesi.

– Përdorni banjo të veçanta nëse një anëtar i familjes është i sëmurë. Nëse nuk keni më shumë se një banjë, personi që shfaq simptoma të virusit duhet t’i pastrojë të gjitha sipërfaqet që ka prekur pasi të përdorë tualetin, sipas CDC. Nëse ata janë shumë të sëmurë dhe nuk mund ta pastrojnë, opsioni juaj i dytë është që një person i shëndetshëm ta bëjë.

– Prisni sa më shumë që të mundeni përpara se të hyni, vishni një maskë dhe doreza.

– Çdo produkt që keni përdorur, pasi mbaron, futeni në një qese plastike dhe më pas mund ta hidhni. Ndërroni rrobat pasi të keni mbaruar pastrimin e tualetit ose pasi keni mbaruar së ndihmuari dikë tjetër në familje që nuk është në gjendje të shkojë vetë në tualet.

– Nëse dikush në shtëpinë tuaj është i sëmurë, është veçanërisht e rëndësishme të lani veçmas peshqirët ose rrobat e tyre.

Kur të hiqni dorezat, sigurohuni të mos e prekni sipërfaqen e jashtme të tyre dhe në fund lajini dhe një herë duart.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu