Si ndikon trauma në trupin e femrës

0
Gjigandi

Një hulumtim i ri sugjeron që jeta e vështirë dhe situatat stresuese ndaj të cilave gratë janë të ekspozuara gjatë jetës – kanë një ndikim shumë negativ në zemrën dhe enët e gjakut.

Një studim i ri analizon përvojat jetësore të afër 300 jo duhanpirësve dhe grave me menopauzë.

Gratë iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me historinë e tyre të jetës së përvojave traumatike siç janë: ngacmimi seksual, vdekja e një fëmije, aksidenti me makinë, mbijetesa e fatkeqësive natyrore, dhuna fizike ose humbja e vetëdijes pas një ngjarje.

Gratë që kanë pasur tre ose më shumë përvoja traumatike gjatë jetës së tyre kanë pasur funksion më të dobët kardiovaskular (funksioni endotelial) sesa gratë me përvoja më pak traumatike.

Reduktimi i funksionit endotelial rrit rrezikun e sëmundjes së zemrës, thanë studiuesit.

RonaTyra

Sipas studiuesve, këto gjetje nënvizojnë rëndësinë e faktorëve psikosocialë, siç është ekspozimi ndaj traumës, për rrezikun e sëmundjes së zemrës te gratë e moshës së mesme, transmeton KosovaPress.

Duke marrë parasysh që një numër i madh i grave pas menopauzës preken nga sëmundjet e zemrës, rezultatet e studimeve janë duke fituar një rëndësi.

Gjatë kontrolleve të rregullta të grave, profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të diskutojnë në detaje me gratë jo vetëm shëndetin fizik, por edhe jetën e hershme dhe situatat stresuese që kanë mbijetuar.

Sëmundja e zemrës është një nga shkaqet kryesore të vdekjes për gratë në botë, kështu që tregon se gjendja e vështirë e grave dhe si ndikon ajo në shëndetin dhe zemrën e tyre.

Rezultatet e sondazhit janë paraprake dhe pritet të prezantohen në takimin vjetor të “Shoqërisë së Menopauzës së Amerikës së Veriut” në Filadelfia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu