“Shqipëria, në moment historik”, Balla: Opozita të kontribuojë për integrimin, Meta pati sjellje korrekte gjatë pandemisë

0
Gjigandi

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se Presidenti Meta ka patur një sjellje korrekte gjatë periudhës së pandemisë.

Duke folur për situatën e pandemisë, i ftuar në emisionin “Java në RTSH” Balla vlerësoi kontributin e Presidentit Meta.

“Përgjatë pandemisë ka patur një qasje institucionale nga ana e Presidentit të Republikës në ato pak kompetenca që ka Presidenti i Republikës dhe komunikimi me ekzekutivin, me ministrat e linjës së parë të përballjes me COVID-19. Ndërkohë mendoj se në një situatë të vështirë do duhej që të gjithë të silleshin njëlloj në mbështetje të qeverisë dhe modeli më i mirë ishte modeli i opozitës në Portugali, ku kryetari i opozitës i shprehu mbështetjen kryeministrit. Ndërkohë se çfarë bëri opozita këtu, qytetarët e dinë më mirë”, tha ai.

Balla shtoi se ndryshe nga Presidenti, opozita nuk pati qasje pozitive gjatë pandemisë.

“Opozita në periudhë të pandemisë ka patur një sjellje të pashoq, me histori denoncimesh të panevojshme. Kur ne po mbylleshim, opozita thoshte ‘pse po mbyllemi’. Kryeministri shfrytëzoi çdo mundësi të komunikimit publik për t’u bërë thirrje shqiptarëve për t’u ruajtur nga virusi, opozita bërtiste pse kryeministri përdor telefoninë celulare për të bërë këtë apel, ndërkohë kur po hapeshim, thoshte ‘pse po hapemi’”, tha ai.

RonaTyra

Në vijim, Balla tha se shqiptarët sot kanë nevojë për mesazhe pozitive. “Jemi në një moment historik të Shqipërisë për integrimin europian, sepse përgjatë ditëve të betejës  me COVID-19 kemi marrë një lajm të mirë, atë të konfirmimit për anëtarësim në BE.

Mendoj se në fillim të qershorit Komisioni Europian do ta ketë përgatitur kuadrin e negociatave më Shqipërinë, që është dokumenti me të cilin do punojmë, ndërkohë dhe ne si Shqipëri do kemi gati dokumentin e strategjisë tonë të negociatave. Qershori duhet të jetë një muaj intensiv i të gjithë institucioneve që duhet të kontribuojnë, dhe këtu në këtë kontekst, edhe opozita merr një rol të rëndësishëm.

Ne i kemi besuar opozitës drejtimin e  Këshillit Kombëtar të Integrimit, drejtohet nga Rudina Hajdari, por dhe opozita joparlamentare duhet të kontribuojë në këtë proces dhe është e lutur të kontribojë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu