Në 24 orët e fundit janë kryer 10 tamponë për Covid-19 në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv.
Burime bëjnë me dije se e infektuar është një 73-vjeçare, banuese në lagjen Aqif Pasha.
Ditën e djeshme ( 10 qershor) u regjistrua numrimë i lartë i rasteve të reja.
Në 24 orë u konfirmuan 42 raste pozitive duke e çuar në 1341 numrin total të të infektuarve.