Rreziku i sëmundjes së zemrës ”shkruhet” në sy

0
Gjigandi

Thuhet se sytë janë dritarja e shpirtit. Por, ata gjithashtu mund të jenë një dritare për zemrën dhe të ndihmojnë në parashikimin e rrezikut të sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Enët e vogla të gjakut në pjesën e prapme të syrit në fakt preken nga ngurtësia arteriale dhe rritja e presionit të gjakut, sipas një studimi të botuar në revistën ”Hypertension” të Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Në këtë studim morën pjesë rreth 55 000 persona të moshave të mesme dhe të treta.

Ekipi kishte qasje në 3,5 milion seksione të enëve të gjakut si dhe një program të automatizuar që ekzaminonte imazhet e tyre dixhitale duke siguruar matjet e enëve të gjakut të secilit pjesëmarrës.

Analiza zbuloi se një lakim më i madh i arterieve retinale shoqërohej me ngurtësi më të madhe arteriale dhe presion më të madh sistolik (vlerë në kohën kur zemra po kontraktohet).

RonaTyra

”Ky efekt në retinën nuk ka asnjë ndikim në vizion, por potencialisht mund të na tregojë shumë shpejt nëse personi ka më shumë rrezik të diagnostikojë sëmundje kardiovaskulare”, shpjegon studiuesja Alicia Rudnicka.

“Nëse ajo që ndodh në pjesën tjetër të trupit reflektohet në atë që ndodh në pjesën e pasme të syrit atëherë vlerësimi i morfologjisë retinale duhet të përfshihet në praktikën klinike midis faktorëve të rrezikut kardiovaskular, si mosha, nivelet e kolesterolit dhe presioni’’, theksuan autorët e studimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu