Receta e së dielës nga Erida Kabashi: Kalcone me proshutë pule dhe kërpudha

0
Gjigandi

var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });

Të dielave mund t’ia lejojmë vetes ta prishim pak ditën, por me kushtin e vetëm që gjithçka ta përgatisim në shtëpi. Vetëm kështu mund t’i kontrollojmë përbërësit duke i zgjedhur të shëndetshëm dhe të freskët.

Receta e sotme vjen nga Erida Kabashi, e cila kësaj radhe na tregon si të përgatisim kalcone furre me proshutë pule dhe kërpudha.

Përbërësit për brumin:

• 500 gr miell

RonaTyra

• 200 gr miell semola

• 1 lugë çaji kripë

• 1 lugë çaji maja

Për mbushjen:

• djath guda për pica

• proshutë pule

• kërpudha të freskëta

• pure domatesh

Mënyra e përgatitjes:

Hedhim përbërësit në tas: (miellin, miellin semola, kripën, majanë dhe 500 ml ujë ambienti). I punojmë përbërësit me dorë derisa brumi të bëhet i njëtrajtshëm.

Kur brumi është gati e mbledhim me pak miell dhe e lëmë të qëndrojë 1 orë. Pas 1 ore (masa do jetë dyfishuar) i bëjmë palosje (si në video). E lëmë sërish të qëndrojë 40-50 minuta. Bëjmë gati edhe përbërësit për mbushjen.

– Pure domatesh ose salcë me erëza, kripë, sheqer, piper, majdanoz, hudhër.

– Kërpudhat i skuqim 2-3 minuta me kripë dhe piper

– Djath guda i grirë

– Proshutë pule

Ndajmë brumin dhe i hapim pjesët e ndara pak më të mëdha se pëllëmba. Fillojmë me mbushjen duke lyer gjysmën me salcë pastaj hedhim kërpudha, proshutë, djath.

Mbushjen mund ta bëni edhe me përbërës të tjerë, sipas dëshirës. I vendosim në një tavë me letër pjekjeje të lyer me pak vaj ulliri dhe i lyejmë sipër me salcë, i hedhim dhe shumë pak vaj ulliri. I pjekim në furrë, të cilën e kemi ndezur me parë në 250 gradë për 15-20 minuta. Me të njëjtin brum mund të bëni edhe pica apo bukë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Receta per sot: Kalcone ne furre me proshute pule & kerpudha ☺️ Te gjithe produktet per te bere kalconet i gjeni ne @kmyonline . Per brumin ju vjen ne ndihme roboti kuzhines i @kenwood.albania 😍 Receten e keni hap pas hapi me story por dhe me poshte ☺️ ; koha qe ju duhet per ti bere max 2 ore e gjysem keshtu qe ara qe agjerojne mund te fillojne tani e i kane gati per iftar ☺️ Perberesit per brumin: 500 gr miell tipi 00 Coop-i( qe e gjeni vetem ne KMY) 200 gr miell semola 1 luge caji kripe 1 luge caji maja Per mbushjen: Djath guda per pica Proshute pule Kerpudha te fresketa Pure domatesh Coop-i Hedhim perberesit ne tas: Miellin 00 Miellin Semola Kripen Majane dhe ujin 500 ml uje (ambienti) Me robotin e kuzhines nuk duhet te beni asgje tjeter e ndizni dhe brumi behet vete 🙈 Per ju qe se keni brumin e beni sic e bejme zakonisht. Ne nje tas i hedhim perberesit dhe i punojme me dore deri sa brumi behet i njetrajtshem. Kur brumi eshte gati vetem e mbledhim me pak miell dhe e lejme te qendroje 1 ore. Pas 1 ore (do jete dyfishuar) i bejme palosje (si ne video). E lejme serisht te qendroje 40-50 min. Bejme gati dhe perberesit per mbushjen. – Pure domatesh ose salce me erza, kripe, sheqer, piper, majdanoz, hudher. – Kerpudhat i skuqim 2-3 min me kripe dhe piper – Djath guda i grire – Proshute pule Ndajme brumin ne kulac dhe i hapim pak me te medhenj se pellemba. Mbushjen e bejme ne kete menyre: gjysmen e lyejme me salce pastaj hedhim kerpudha, proshute, djath. ☺️ Mbushjen mund ta beni dhe me gjera te tjera proshute tjeter, perime etj. I rendisim ne nje tave me leter pjekje te lyer me pak vaj ulliri dhe i lyejme siper me salce, i hedhim dhe shume pak vaj ulliri. I pjekim ne furre te cilen e kemi ndezur me pare ne 250 grade per 15-20 min. Me te njejtin brum mund te beni edhe pica, buk e sigurisht kalconet ☺️ #noplacelikehome #eathealthy #healthymeals #biofood #vegetables #homemade #homegardenvegetables #seafood #pasta #salad #colorfulfood #homecooking #foodporn #risotto #soup #food #unegatuaj #kuzhinashqiptare #kuzhinatradicionale #lunch #dinner #breakfast #eat #recipes #healthyrecipes #cooking #fruit #freshfood #soup

A post shared by Erida’s Kitchen & Garden (@eridaskitchen) on May 6, 2020 at 5:50am PDT

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu