Rama: Duhet të përgatitemi për një valë të dytë infektimesh, Zoti mos na sjelltë para kësaj prove

0
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vendi duhet të jetë i përgatitur edhe për një valë të dytë infektimesh nga Covid-19, ndonëse numri i rasteve të të infektuarve ka rëndë ndjeshëm.

Teksa inspektoi spitalin QSUT, Rama u njoh me përfaqësuesit e këtij institcioni se po përgatitet një hapësirë e re qe mund të shërbejë si një spital Covid 3 nëse do jetë e nevojshme.

“Ne duhet ta përgatisim sepse çdo gjë mund të ndodhë dhe duhet të jemi gati. Është shumë problem kjo situatë e hapjes sepse edhe mënyra si shkoi, njerëzit u reklasuan hë mo se ska gjë, shumica  e kupton se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë, megjithatë jeta, rutina zakonte janë shumë të forta, ne duhet të përgatitemi fortë për eventualitetin e një vale tjetër. Po lexoja një artikull për gripin spanjoll dhe thoshte se vala e dytë ishte… do Zoti mos na sjelltë para kësaj prove, megjithatë duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Rama.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu