Pse duhet ta përfundoni kurën e mjekimeve me antibiotikë

0
Gjigandi

Nëse keni pasur ndonjëherë infeksion bakterial, me shumë mundësi, mjeku ju ka dhënë antibiotikë. Gjithashtu, me shumë mundësi, ju ka këshilluar ta çoni kurën deri në fund, edhe nëse ndiheni më mirë

Por sa me rëndësi është përfundimi i kurës kur duket sikur antibiotikët e kanë bërë punën e tyre? Së pari, le të kuptojmë çfarë janë dhe çfarë bëjnë antibiotikët.

Antibiotikët janë barna që trajtojnë infeksionet bakteriale duke vrarë bakteret ose duke ua bërë të pamundur rritjen dhe shumëfishimin.

Disa nga sëmundjet që trajtohen me antibiotikë janë kolla e mirë, pneumonia dhe infeksionet e lëkurës. Antibiotikët nuk kurojnë ftohjen apo gripin, që shkaktohen nga viruse, por janë efektivë në kurimin e streptokokut, që është bakter.

Gjithashtu, antibiotikë të ndryshëm trajtojnë baktere të ndryshme. Amoxicilina lufton një gamë të gjerë bakteresh, ndërsa penicilina jo.

RonaTyra

Pra, pse është me rëndësi përfundimi i kurës? Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të siguroheni që gjithë bakteret që shkaktojnë infeksionin janë vrarë apo mposhtur. Edhe nëse ndiheni më mirë, bakteret mund të jenë prezente në trup.

Nëse e lini kurën përgjysmë, bakteret e mbetura mund të shumëfishohen dhe të rishkaktojnë infeksionin, kësaj here më të fuqishëm. Do t’ju duhet më shumë kohë për t’u shëruar dhe do të merrni më shumë medikamente.

Sidoqoftë, përdorimi me tepri i antibiotikëve shkakton rezistencë, sidomos kur nuk janë të duhurit për infeksionin. Për shembull, nëse merrni antibiotikë për streptokokun kur jeni sëmurë me grip a një virozë, antibiotiku sulmon baktere në trup, por jo baktere që shkaktojnë sëmundje.

Prandaj është me rëndësi që të mos merrni antibiotikë më gjatë nga ç’thuhet në recetë apo antibiotikë të dikujt tjetër.

Nëse keni pyetje për kurën tuaj, konsultohuni me mjekun. Nëse keni harruar një dozë, merreni në momentin që kujtoheni. Në të kundërt, prisni ditën tjetër. Mos pini dy kokrra njëherazi.

Gjithashtu, konsultohuni me mjekun nëse doni ta përfundoni kurën herët. Disa studime kanë vërtetuar se një kurë dy deri në katër ditore është po aq efektive sa një kurë shtatë deri në katërmbëdhjetë ditore për të eliminuar infeksionin urinar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu