Problemet me tiroiden janë vërtetë shqetësuese dhe kërkojnë një trajtim të veçantë.
Mjekët janë të mendimit se janë disa ushqime që ndihmojnë shumë në këtë problem.
Arra Brazili
Nëse konsumoni 2-4 arra Brazili çdo ditë do të plotësoni sasinë e duhur të marrjes së selenit, lloj minerali i domosdoshëm.
Avokado
Avokado është një nga frutet më të rëndësishme sa i përket ndihmës për sëmundjen e tiroideve. Ky frut është shumë i pasur me kalium dhe mikronutrientë të tjerë që ndihmojnë në rregullimin e balancimit të sheqerit në gjak dhe nivelit hormonal për një funksionim më të mirë të tiroides.
Perimet të cilat kanë gjethe jeshile
Perimet me gjethe jeshile ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit të trupit. Ato kanë shumë antioksidantë që parandalojnë trupin nga çdo dëmtim radikal.
Peshku
Në llojet e peshqve si salmoni, trofta dhe sardelet ndodhen acide yndyrore të pasura me omega-. Ato ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, ndërtimin e imunitetit. Gjithashtu këta lloje peshqish janë edhe shumë të pasur me selen.
Veza
Vezët, sidomos ato të ziera janë të pasura me jod dhe selen, që janë lëndë ushqyese mbështetëse të tiroides.