Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka publikuar parashikimin e motit për dy ditët në vazhdim.
Sipas asaj që raporton SHMU, ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesdtës të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal, ndërsa të dielën moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Njoftimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak:
Ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesdtës të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal. Përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash afatshkurtra.
Era nga veriperëndimi 1-6m/sek, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s
Ditën e diel moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit me intensitet te ulet përgjatë vijës bregdetare dhe në zonën veriore. Prej orëve të mesditës reshjet e shiut të herëpashershme shtrihen në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar. Përgjatë relieveve kodrinore-malore reshje në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era nga veriperëndimi 1-8m/s, në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10m/s.
Ju urojmë një pasdite të bukur!