Pas më shumë se tre muaj, rifillon transporti detar për të gjithë pasagjerët shqiptarë

0
Gjigandi

Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare bëjnë me dije se duke nisur nga e hëna, do të rifillojë transporti ndërkombëtar detar për të gjithë pasagjerët.

Ministria përmes një njoftimi, shpjegon detaje për rinisjen e aktivitetit.

“I gjithë ky proces ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përmbushur në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtare. Duke marrë në konsideratë kërkesat e operatorëve të licensuar në transportin detar të pasagjerëve dhe deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, për heqjen e kufizimeve të udhëtimit duke filluar nga 1 Korrik 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se duke nisur nga dita e hënë, 22 Qershor 2020, do të lejohen te gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve”, thuhet në njoftim.

Sipas MIE-së, shoqëritë e transportit të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse për të informuar pasagjerët për rregullat që duhet të ndjekin, por edhe për kufizimet përkatëse që do aplikohen në këtë sektor.

“Në këtë situatë të re, përgjegjësia do të jetë shoqërive të transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve, të cilat duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm, për të mundësuar rezervimin e lundrimit për dhe nga Portet e Republikës së Shqipërisë. Shoqëritë e Transportit ndërkombëtar detar të pasagjerëve do të jenë përgjegjëse edhe për të informuar pasagjerët për kufizimet e mundshme në fuqi për nisjet nga portet e Republikës së Shqipërisë dhe destinacionin e synuar si dhe rregullat e kujdesit dhe sigurisë së shëndetit në destiancionin ku ata do të mbërrijnë”, sqarohet më tej.

RonaTyra

Ministria garanton se janë marrë të gjitha masat e duhura për të garantuar ruajtjen e shëndetit të pasagjerëve, të cilat do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt vendeve të tjera ose anasjelltas.

“Drejtoria e Përgjithshme Detare do të monitorojë zbatimin e të gjitha masave si dhe planin e veprimit për zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Protokollin e Operimit të Transportit Detar, të miratuar me Urdhrin Nr.169, datë 5 qershor 2020, të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së bashku me Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe portet detare në vend është e angazhuar për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm në mënyrë që të garantohen lundrime të sigurta duke mos cenuar sigurinë e shëndetit të punonjësve të sektorit dhe të pasagjerëve”, shpjegohet nga MIE. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu