Paralajmërimi i mjekëve: Një ‘cunami’ sëmundjesh mendore…

0
Gjigandi

Mjekët psikiatër po paralajmërojnë për një cunami sëmundjesh mendore nga problemet e grumbulluara gjatë izolimit.

Ata janë veçanërisht të shqetësuar se fëmijët dhe të moshuarit nuk po marrin mbështetjen për të cilën kanë nevojë për shkak të mbylljes së shkollave, vetë izolimit dhe frikës nga spitalet.

Në një studim, mjekët psikiatër raportuan rritje të rasteve emergjente dhe një rënie të takimeve rutinë. Ata nënvizojnë se shërbimet e shëndetit mendor janë ndërkohë të hapaura.  Ne – thotë profesorja Uendi Bërn, presidente e kolegjit mbretëror të psikiatërve në Londër – po i shohim pasojat shkatërrimtare të covid 19 tek shëndeti mjekësor me më shumë njerëz të zhytur në krizë.

Por, jemi të shqetësuar edhe për njerëzit e tjerë që kanë nevojë për ndihmë por nuk munden ta marrin atë. Frika jonë – thotë ajo – është se izolimi po mbledh probleme që mund të çojnë në një tsunami rastesh të problemeve me shëndetin mendor. Studimi i 1300 mjekëve psikiatër në Britani, doli në përfundimin se 43 për qind e tyre kanë vënë re një rritje të rasteve urgjente ndërsa 45 për qind kanë raportuar reduktim të takimeve rutinë.

Madje, një mjek psikiatër thotë se duket sikur pacientët kanë avulluar dhe njerëzit kanë frikë tani të kërkojnë ndihmë. Ndërkohë, rreth 1 mijë persona të anketuar, shumica kanë thënë se shëndeti i tyre mendor është rënduar që nga fillimi i pandemisë, për shkak të ndërprerjes së rutinës që i mban ata të sigurt dhe në gjendje të mirë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu