Një ditë pas shoqërimit nga policia së bashku me kolegë të tij, ish-deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari i bën thirrje Policisë së Shtetit të distancohet nga urdhërat politik të një banditi si Edi Rama.
Brahimllari thotë deri tani nuk janë janë marrë me efektivët e policisë, dhe kanë bërë një ndarje midis drejtuesve të korruptuar e trafikant droge me efektivet e ndershëm të policisë.
Por pas ditës së djeshme, vijon Brahimllari, kur dhuna e ushtruar në mënyrë kriminale kaloi çdo limit, tashmë gjithçka është personale nga efektivi me i thjeshtë deri tek drejtuesi me i lartë të cilët dhunuan në mënyrë barbare artistët dhe qytetarët.
“Ta ketë të qartë, se nëse Edi Rama dhe Sandër Lleshi do të përpiqen t’i mbulojnë ligjërisht, ata që kanë dhunuar qytetarët dje, do të përgjigjen personalisht”.
Gjatë protestës së një ditë më parë kundër shembjes së teatrit policia shoqëroi politikanë, artistë, gazetarë, aktivistë e qytetarë të thjeshtë.