Wenger: Ndeshjet pa shikues do ta dëmtojnë futbollin

0
Gjigandi

Arsene Wenger thotë se t’i luash ndeshjet e futbollit pa shikues në tribuna nuk është zgjidhje e shëndetshme afatgjate, sepse do ta dëmtonte futbollin, por është mënyra më e mirë për ta mbyllur sezonin aktual.

Ish-trajneri i Arsenalit beson se futbolli do të dëmtohet nëse ndeshjet zhvillohen pa praninë e tifozëve në stadiume për një kohë të gjatë.

“A do të dëmtohet futbolli nëse ndeshjet luhen pa tifozë për kohë të gjatë? Jam i bindur që po”, tha Wenger.

“Por kjo mund të jetë zgjidhje afatshkurtër, jo afatgjate. Nuk mund ta paramendosh një sezon të tërë pa tifozë. Prandaj unë besoj në zgjidhje afatshkurtër”, shtoi ai.

“Kjo është mënyra më e mirë për ta mbyllur sezonin aktual. Ky është vendimi më i mirë i mundshëm”, nënvizoi ai.

RonaTyra

Bundesliga u rikthye këtë fundjavë, duke u bërë liga e pare e madhe evropiane që e rifillon sezonin pas pezullimit për shkak të pandemisë koronavirus, me të gjitha ndeshjet të luajtur pa tifozë.

Premierliga, Serie A dhe La Liga pritet të rikthehen në fillim të qershorit, po ashtu pa tifozë në tribuna.

Wenger beson se është me rëndësi të luhet pa tifozë derisa të jetë e sigurt për ta t’i mbushin stadiumet. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu