Nga artistët tek reperi Stresi, policia nis procedimet penale pas protestës së djeshme

0
Gjigandi

Një ditë pas protestës së ditës së djeshme të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, policia e Shtetit ka nisur procedimet penale ndaj disa pjesëmarrësve.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë, disa artistë ku spikaten emra si të Neritan Licaj, Robert Budina, Adriana Kalaja, apo aktivisti Artan Manushaqe.

Sipas policisë procedimi i tyre është bërë për arsye sepse protesta është zhvilluar pa leje duke qenë se deri në 23 qershor këtë aktivitete nuk lejohen për shkak të pandemisë, po ashtu edhe për faktin se kryeqyteti është Zonë e Kuqe për Covid-19. Ngarkesën ligjore të kësaj proteste policia ua ka kaluar artistëve si organizatorë.

Po kështu në listën e të proceduarve penalisht është edhe Arkimed Lushaj, reperi i njohur me emrin e artit Stresi, për shkak sepse ai është përfshirë në incidente ditën e djeshme. Edhe ai procedim në gjendje të lirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu