Sot mësohet fati i Kupës së Kosovës

0
Gjigandi

Prishtina-Drenica dhe Ballkani-Feronikeli janë çiftet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës për edicionin 2019/2020.

Skuadrat e lartëcekura sot do të kenë një takim me krerët e FFK-së, për të diskutuar mundësinë lidhur me ndryshimin e formës së garave, ku ndeshjet gjysmëfinale do të zhvilloheshin me vetëm një ndeshje.

Ky takim do të fillojë në orët e mesditës ku pritet që edhe të ketë një marrëveshje.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në takim, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë ndërkaq se tashmë shtëpia numër një e futbollit kosovar ka marrë vendim që Superliga e Kosovës të rikthehet me 7 Qershor dhe të përfundojë më 25 Korrik.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu