Nektari i kajsisë, mbrojtja kundër sëmundjeve të zemrës

0
Gjigandi

Të gjithë lënë kokën pas kajsive. Nektari i tyre konsiderohet si lëngu i artë i vlerave shëndetsore. Shqipëria, është një vend fatlum sepse kajsitë rriten me bollëk. Në aspekt konsumi, ne mjaftohemi me ngrënien e frutit dhe neglizhojmë lëngun ose nektarin e famshëm të tij. Nektari i kajsisë është i dobishëm për shëndetin. Kajsia përmban shumë kalcium, hekur, bakër, magnez dhe fosfor.

Rrjedhimisht, lëngu ose nektari është një koncentrat vlerash për kocka të forta dhe shëndet të mirë. E gjithë përmbajtja e ushqyesve tek nektari i kajsisë garanton parandalimin e disa problemeve ose sëmundjeve siç është ataku në zemër ose goditja në tru. Nektari përmban edhe vitaminën C e cila është kampione në eliminimin e radikaleve të lira që shkaktojnë kaos në organizëm. Kaliumi që gjendet tek nektari është i domosdoshëm në mirëmbajtjen e enëve të gjakut duke ulur dhe parandaluar tensionin e lartë të gjakut.

Vlerat e fibrës që gjenden tek kajsia, përfshijnë aftësinë në pastrimin e enëve të gjakut nga kolesteroli dhe eliminimin e sulmeve që i kanosen zemrës. Vlerat e nektarit të kajsisë nuk mbarojnë me kaq. Ushqyesit dhe mineralet janë të rëndësishme në parandalimin e konstipacionit. Lëngjet e tjera të frutave nuk janë në gjëndje të ruajnë fibrën që zakonisht mbetet me tulin e frutit, por kajsia është e veçantë. Lëngu i saj e ruan fibrën e cila ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e kostipacionit.

Vitamina C tek kajsia është e dobishme në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës por edhe shëndetit të flokëve. Të gjithë përbërësit e çmuar të lëngut të kajsisë bashkëpunojnë ngushtë në zgjatjen natyrale të flokëve. Përfitimet shëndetsore të lëngut të kajsisë vlejnë edhe në parandalimin e anemisë. Ky lëng është i dobishëm edhe në shërimin e një sërë çrregullimeve të syve, falë luteinës, karotenoidëve dhe zeaksanthinës. Studimet shkencore kanë treguar se çrregullimet e syrit mund të zgjidhen duke konsumuar rregullisht lëngun e kajsisë.

Lëngu i kajsisë rekomandohet edhe për shëndetin mendor. Fruti përmban magnez dhe fosfor që zgjerojnë funksionet e trurit dhe mbajnë nivele normale të gjakut në tru. Kajsia mund të thuhet se është një frut me vlera gjithëpërfshirëse sepse çdo substancë e saj bën mirë për një organ të trupit duke garantuar një shëndet të përgjithshëm dhe si rrjedhojë jetëgjatësi. Vitamina A tek kajsia është e domosdoshme në parandalimin e plakjes. Njerëzit që konsumojnë rregullisht kajsi kanë një shëndet më të mirë dhe jetojnë gjatë.

RonaTyra

Nektari i kajsisë, lëngu i jetëgjatësisë
o 6-8 kajsi të thata
o 2-3 lugë gjelle me mjaltë
o 500 mililitra lëng portokalli
o 3 lugë gjelle me lëng limoni
o Copa akulli sipas preferencës

Përgatitja
Hapi 1
Në një tenxhere të vogël hidhni 200 mililitra ujë dhe kajsitë e thata. Lërini të ziejnë në temperaturë të ulët për tetë deri në dhjetë minuta.
Hapi 2
Shtoni mjaltë dhe vazhdoni zierjen për pesë minuta të tjera. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni mënjanë të ftohet.
Hapi 3
Hidhini kajsitë e ziera, lëngun e portokallit, atë të limonit në një mikser dhe përzijini deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm. Kullojeni dhe servireni me akull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu