Kanceri i vezoreve shpesh quhet “vrasësi i heshtur” për një arsye të mirë: renditet si kanceri i pestë më vdekjeprurës midis grave
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit nga 22.530 gra që diagnostikohen me këtë sëmundje afro 14,000 prej tyre ndërrojnë jetë (kjo sepse kanceri i vezoreve është i vështirë të kapet në fazat e tij të para)
Kjo është arsyeja pse të kuptuarit të shenjave dhe mosneglizhimi i tyre është kaq e rëndësishme.
Përveç historisë familjare, trashëgimisë gjenetike, një sërë faktorësh mund të rrisin shanset e zhvillimit të këtij kanceri vdekjeprurës.
Ajo që të gjitha gratë duhet të dinë për kancerin e vezores
Kanceri i vezoreve, i cili prek dy gjëndrat me madhësi sa një bajame që prodhojnë hormonet riprodhuese të një gruaje si estrogjeni dhe vezët, është një nga disa kanceret gjinekologjike, me të cilat përballen gratë.
Nga tre llojet e kancerit të vezores, që përfshijnë lloje të ndryshme të tumoreve, kanceri më i zakonshëm është shkaktuar nga tumoret epiteliale, të cilat rriten në indin që mbulon pjesën e jashtme të vezoreve.
Ndonëse kanceri endometrial është gati dy herë më i zakonshëm, kanceri i vezores shkakton vdekje shumë më tepër, sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë së ShBA-së.
Në fakt, deri në 70 përqind të rasteve të kancerit të vezoreve nuk diagnostikohen deri në fazën e tretë ose katërt, periudhë kur është përhapur përtej vezoreve. Ndërkohë, shumica e rasteve të kancereve endometriale diagnostikohen në fazat e hershme
Pra, pse është kaq e vështirë për t’u diagnostikuar kanceri i vezores?
Ndërsa kanceri endometrial mund të shkaktojë gjakderdhje, kanceri i vezores zhvillohet shumë më i qetë prandaj dhe quhet “vrasësi i heshtur”.
Kanceri i vezores zhvillohet në thellësi në pjesën e poshtme të barkut duke u shoqëruar me simptoma lehtësisht të ngatërrueshme si fryrje barku, siklet në këtë zonë, urinimi i shpeshtë!
Të gjitha janë shenja të kancerit të vezoreve, por ato janë gjithashtu shenja të të ngrënit shumë, alergji ushqimore, probleme të përgjithshme të traktit intestinal apo edhe një infeksion të traktit urinar.
Si rezultat, shumica e pacientëve me kancer ovarian nuk marrin një diagnozë derisa masa të jetë me të vërtetë e madhe, këshillon Living.
Dhe ndërsa llojet e tjera të kancerit përhapen në organe të ndryshme (si kanceri i prostatës, i cili shpesh përhapet në mushkëri), kanceri i vezores qëndron në mënyrë tipike brenda zgavrës së barkut, gjë që vonon më tej zbulimin.
E rëndësishme është të dëgjoni trupin tuaj, e të mos neglizhoni asnjë SHENJË , sado e parëndësishme të duket ajo.