Më pak yndyra për astmatikët

0
Gjigandi

Shkencëtarët australianë thonë se konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të madhe të yndyrave nuk është i rekomandueshëm për personat të cilët vuajnë nga astma, sepse këto ushqime mund të nxisin shfaqjen procesit infalamtor në rrugët e frymëmarrjes dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë efektin e barnave për lehtësimin e simptomave të astmës.

Këta shkencëtarë kanë përcjellë gjendjen e 40 pacientëve me astmë pas konsumimit të ushqimit me përmbajtje të madhe të yndyrave, dhe ushqimit me përmbajtje të vogël të yndyrave.

Vetëm disa orë pas konsumimit të ushqimit me sasi të madhe yndyrash, kishte ardhur deri te paraqitja e inflamacionit në rrugët e frymëmarrjes, dhe njëherit nuk është përmirësuar funksioni i mushkërive edhe pas marrjes së substancës aktive salbutamol.

Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i sasive të mëdha të yndyrave stimulon sistemin imunitar duke shkaktuar rritjen e nivelit të markuesëve inflamatorë në gjak.

Astma është një sëmundje kronike që përfshin inflamacion dhe ngushtim të bronkeve, ose rrugëve të frymëmarrjes, duke rezultuar me vështirësi në frymëmarrje.

RonaTyra

Rrugët e frymëmarrjes të inflamuara bëhen shumë të ndjeshme dhe reagojnë ndaj substancave të caktuara të quajtura alergjene të cilat shkaktojnë sulme të astmës.

“Sa më shpesh ju hani në ‘fast food’, aq më i lartë është rreziku për të pasur probleme me frymëmarrjen. Në të kundërtën, nëse hamë ushqime të shëndetshme, probabiliteti i astmës zvogëlohet”, thonë ekspertët.

Ata rekomandojnë një dietë me shumë perime, fruta dhe bishtajore, të cilat janë të pasura me antioksidantë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu