Maskë me majdanoz kundër rrudhave dhe shenjave në fytyrë

0
Gjigandi

Rrudhat, njollat, aknet dhe alergjitë e ndryshme janë problemet më të shpeshta të lëkurës.

Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale, të cilat ndihmojnë në reduktimin e këtyre problemeve.

Ekspertët rekomandojnë kura te ndryshme natyrale, që funksionojnë siç është ajo me majdanoz dhe limon. Kombinimi i të dyjave jo vetëm që pastron lëkurën por edhe e zbardh atë. Me përdorimin e majdanozit, limonit apo uthullës lëkura do të jetë më e shëndetshme.

Majdanozi është shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Lëngu u tij përmban vajza esenciale që ofrojnë sasi të jashtëzakonshme të mineraleve të manganit dhe kaliumit.

Majdanozi është efektiv edhe në trajtimin e diabetit, infeksioneve urinare, temperaturës dhe inflamacioneve.

RonaTyra

Për ta përdorur majdanozin për trajtimin e lëkurës ju duhet një lugë çaji lëng limoni, 2 lugë gjelle me majdanoz të grirë hollë dhe 20 mililitra ujë.

Këtë përbërje duhet t’i zieni në temperaturë mesatare, dhe pasi të ftohet masën duhet të aplikoni në fytyrë në formë të maskës.

Zakonisht këshillohet që këtë maske ta aplikoni dy herë në ditë dhe do t’i vëreni menjëherë ndryshimet në pamjen e lëkurës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu