var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });
Pjekja e mishit dhe e peshkut e ka zanafillën që kur njerëzit filluan të ndezin zjarrin dhe ne, edhe sot e kësaj dite, vazhdojmë të pjekim dhe na pëlqen shumë kjo gjë
Të kalosh ditën me një skarë të mirë në kopsht, është e këndshme, pasi është një rast i mirë për t’u mbledhur me miq apo të afërm, kurse zonjat do të kënaqen edhe më shumë, sepse skara, në përgjithësi, është detyrë e të zotit të shtëpisë.
Era e mishit të pjekur që mbush gjithë kopshtin, bën që të na shkojë goja lëng ende pa u ulur në tavolinë. Ama, që kjo drekë ose darkë të jetë e përsosur dhe të kënaqemi të gjithë, duhet t’u kushtojmë vëmendje disa detajeve.
Fillimisht, duhet të vendosim se çfarë do të pjekim: mish, peshk apo perime.
Nëse vendosim të pjekim mish të kuq, duhet të kemi parasysh që më i mirë është mishi i lopës, sepse i reziston më shumë temperaturave të larta. Natyrisht, nuk mund të mungojnë bërxollat, si dhe salsiçet e proshuta.
Mishi duhet të jetë edhe me pak dhjamë, sepse ai bën që mishi të mbetet i butë pas pjekjes. Trashësia e fetave të mos jetë më e vogël se 2 cm, nëse duam mish jo shumë të pjekur.
Nëse duam mish të bardhë, fillimisht duhet ta marinojmë, në të kundërt, mund të thahet gjatë pjekjes. Nëse duam të bëjmë skarë peshku, mund të përdorim çdolloj peshku, përfshirë edhe frutat e detit.
Për një skarë vegjetariane, mund të zgjedhim perime të stinës, ato që na pëlqejnë më shumë, dhe mund t’i shoqërojmë edhe me djathëra të prera në feta të trasha. Nuk mund të mungojnë limoni, vaji i ullirit, uthulla, gjethet e rozmarinës, dafina, sherbela, piperi e majdanozi.
MARINIMI PER MISHIN E KUQ – rregullohuni sipas sasisë së mishit
Marinimi i zakonshëm: e vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë copa hudhre, rozmarinë të grirë, piper dhe verë të kuqe derisa mishi të mbulohet. I përziejmë të gjitha bashkë dhe e vendosim tasin në frigorifer për rreth 2 orë.
Marinimi me birrë: e vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë një thelb hudhër të grirë, lëkurën e një portokalli organik, disa gjethe sherbele dhe piper kokërr. Hedhim birrë derisa të mbulohet mishi, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për të paktën 2 orë në një mjedis të freskët.
Marinim me mjaltë: në një tas, hedhim 50 ml mjaltë, 30 ml uthull molle, piper dhe trumzë. Hedhim mishin, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për jo më shumë se 30 minuta në mjedis të freskët.
Marinimi me uthull balsamike: e vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë uthull balsamike dhe vaj ulliri në sasi të barabartë, lëng limoni, borzilok të freskët dhe piper kokërr. E përziejmë mishin dhe e lëmë të marino¬het jo më shumë se 30 minuta në një mjedis të freskët.
MARINIMI PËR MISHIN E BARDHË
Në një tas, përziejmë 130 g kos, 1 lugë të vogël kerri, majdanoz të grirë, lëngun e një limoni, piper kokërr dhe një thelb hudhër në copa. Më pas, hedhim copat e mishit, i përziejmë dhe i lëmë të marinohen për 2 orë në një mjedis të freskët.
MARINIMI PËR PESHKUN
Marinimi i zakonshëm: e vendosim peshkun në një enë. Më pas, shtojmë pak majdanoz të grirë, hudhër të grirë, lëng limoni dhe gjethe trumze (nëse i keni).
Shënim: në të gjitha rastet, përpara se mishi të piqet në skarë, duhet të kullohet mirë nga lëngu i marinimit, si dhe të thahet me letër thithëse kuzhine.
MARINIMI PËR SKARË VEGJETARIANE
Në skarë, mund të pjekim edhe perime, si: patëllxhan, kunguj, speca, domate jo të bëra shumë. I presim perimet në feta 112 cm. Ato vendosen në nxehtësi të ulët derisa të piqen njëtrajtësisht dhe të marrin ngjyrë. Për t’i marinuar përdorim marinimin e zakonshëm: i lyejmë me pak vaj ulliri, por vaji nuk duhet të rrjedhë, sepse do të krijoheshin flakë gjatë pjekjes.
Djathërat në skarë s’kanë nevojë të marinohen. Djathërat më të përshtatshme për skarë janë: Scamorza e bardhë dhe e tymosur, Gruviera ose djathëra të tjerë deleje, por të jenë të fortë. Pasi i pjekim në skarë, mund t’i shërbejmë me pak vaj ulliri e majdanoz ose borzilok, ose me thërrime arrash, me mjaltë etj.
Në skarë, mund të pjekim dhe fruta në feta, si: ananas, pjepër, pjeshkë të ndara në mes etj. Këto mund t’i shërbejmë duke i spërkatur me sheqer kaf, me thërrime arrash, me pak mjaltë, fëstëkë, akullore me vanilje etj.