Lufta ndaj kancerit: Shkencëtarëve u lind një ide e re!

0
Gjigandi

Shkencëtarët britanikë dhe amerikanë kanë bashkuar forcat për të kërkuar shenjat më të hershme të kancerit në një përpjekje për të pikasur dhe trajtuar sëmundjen para se ajo të shfaqet.

Ata planifikojnë të “lindin” një kancer në laborator për të parë ekzaktësisht se si duket ai në ditën e parë. E ky është vetëm një nga prioritetet e aleancës ndërkombëtare për pikasjen e hershme të kancerit.

“Duke punuar së bashku për pikasjen e hershme të kancerit, pacientët do të përfitonin më shumë”, thonë shkencëtarët.

Qendra e kërkimeve për kancerin në Britani është bashkuar me universitetet e Kembrixhit, Manchesterit, kolegjit universitar të Lindrës dhe Stanfordin në Oregon, për të ndarë idetë, teknologjinë dhe ekspertizën në fushë.

Së bashku, shkencëtarët synojnë të zhvillojnë teste më pak invazive si për shembull ato të gjakut dhe urinës për të monitoruar pacientë të rrezikuar, për të përmirësuar teknikat e imazherisë për diagnostikimin e hershëm të kancerit dhe për të kërkuar shenja virtualisht të padukshme të sëmundjes. Por ata pranojnë që e gjithë kjo është si të kërkosh gjilpërën në kashtë dhe do të duheshin shumë vite për të arritur rezultate.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu