Nuk ka asnjë arsye shkencore për limitin 10 vjeçar të ruajtjes së vezëve të ngrira, gjë që po detyron disa gra t’i shkatërrojnë ato para se të bëhen gati për t’u bërë prindër, thonë ekspertët e fertilitetit.
Sipas Ligjit në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm vezët e ruajtura për arsye mjekësore dhe infertilitetit të parakohshëm mund të mbahen për më gjatë.
Rregullatori thotë se çdo ndryshim do të ishte çështje e parlamentit.
Por ajo pranoi se koha “mund të ishte e drejtë për të parë një limit më të përshtatshëm të ruajtjes”.
Ngrirja e vezëve – për arsye mjekësore dhe sociale – po rritet në popullaritet, por shifrat janë akoma të vogla.