Kush fshihet pas lobit serb në SHBA, del emri i personazhit të njohur në Serbi

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta deklaroi mbrëmë në ‘Opinion’ se shembja me urgjencë e Teatrit Kombëtar, pa pritur një vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe pa pritur përfundimin e pandemisë, synonte të krijonte destabilitet. Sipas tij, kjo është bërë për llogari të lobit pro serb në Uashington, që sipas kreut të shtetit, është fuqizuar shumë dhe lidhet edhe me zhvillimet në Kosovë muajt në vijim.

“Mund të ketë ndonjë zhvillim interesant në Kosovë në periudhën në vijim”, tha Meta në “Opinion”.

Prej kohësh flitet se lobi pro-serb në Uashington po investon për ndarjen e Kosovës.

Në një shkrim në janar të vitit të shkuar, analistja e gazetës austriake Der Standard, Adelheid Woelfl, e përmendi për herë të parë këtë gjë.

Në shkrimin ku thuhej se kryeministri Edi Rama është për shkëmbimin e territoreve, gazetarja shkruante: “Corey Lewandowski është lobisti që po bën fushatë për ndarjen e Kosovës. Në adresën e Lewandowski-t në Uashington është regjistruar firma Twin Rocks Global, që ka një kontratë me partinë serbo-nacionaliste, SNSD, që ka synuar ndarjen dhe me këtë rast shkatërrimin e Bosnje-Hercegovinës”.

RonaTyra

Pak javë më vonë, e njëjta gazetare shkruante: “Ideja me sa duket ka lindur gjatë një takimi të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe Vuçiçit në tetor të vitit 2016. Por projekti është ndjekur prej kohësh nga pala serbe. Bëhet fjalë për bashkimin e zonave me shumicë serbe ne veri të Kosovës me Serbinë, për të legjitimuar një pjesë të idesë së vjetër të Serbisë së Madhe”.

Vetë Lewandowski shkaktoi shumë rrëmujë kur vizitoi Serbinë. Ish-ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç tha se Lewandowski kishte ardhur për të vulosur marrëveshjen e lobimit me Serbinë. Jeremiç tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i kishte dhënë Lewandowski-t: ‘Vendose çmimin që do për të më rregulluar një telefonatë me presidentin Trump’.

Vuçiç reagoi me një batutë tipike për këto raste. Ai tha se nuk e ka takuar Lewandowski-n, por do të donte të takohej me Robert Lewandowski-n, yllin polak të Bajernit të Mynihut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu