Komisioni Evropian reagon pas shembjes së Teatrit Kombëtar: Keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq

0
Gjigandi

Komision Evropian ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar një ditë më parë, gjë që solli në përplasje mes policisë dhe aktivistëve e artistëve që kundërshtuan vendimin.

KE-ja shprehu keqardhje që nuk u ndoq thirrja e saj për dialog, “para se të merrej një vendim i pakthyeshëm”, ndërsa theksohet se u përdor forca gjatë prishjes së Teatrit.

“Teatri Kombëtar në Shqipëri u shemb në kohën kur ne kishim bërë thirrje për dialog mes autoriteteve dhe shoqërisë civile. Duhej dialog para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Shprehim keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq. Ne i kemi ndjekur me shqetësim zhvillimet në terren. Në veçanti konstatojmë se u përdor forca gjatë prishjes së Teatrit. Përdorimi i forcës duhet të jetë proporcional me rrethanat“, thekson KE-ja në komunikatë.

Qeveria shqiptare vendosi të shembë objektin e Teatrit Kombëtar në Tiranë për të ndërtuar një të ri, megjithëse komuniteti artistik dhe shumë qytetarë e kundërshtuan këtë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu