Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Shqetësuese dhuna e policisë ndaj të miturve e grave

0
Gjigandi

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka reaguar për dhunimin e të miturit nga policia.

Përmes një deklarate për mediat, Robert Gajda, thotë se Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi monitoron me kujdes veprimtarinë e autoriteteve publike për përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e Covid19.

“Ndonëse përpjekjet për të menaxhuar krizën si nga ana e autoriteteve dhe qytetarëve kanë qenë të lëvdueshme, në aspektin e respektimit  kufizimeve fizike e të higjenës personale, konstatohet përmes raportimeve mediatike sjellje jo profesionale, jo etike,  të disa efektivëve të Policisë së Shtetit”.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi thotë se përdorimi i dhunës fizike ndaj të miturit gjatë ndalimit e shoqërimit ditën e djeshme në Komisariat apo raste të mëparshme të përdorimit jo proporcional të forcës fizike ndaj grave sinjalizon një problematikë shqetësuese që duhet adresuar sa më shpejt.

“Me vetëpërmbajtje, respektim të ligjit, të etikës në komunikim dhe ndjekje rigoroze të protokolleve e standardeve të Policisë së Shtetit duhet të shmangen cënimet e të drejtave të qytetarëve”.

RonaTyra

Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi beson në integritetin dhe reputacionin e lartë të uniformës së Policisë së Shtetit, si organizëm ligjzbatues dhe respektues të dinjitetit njerëzor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu