Selmani kujton rrahjen masive: Luanin kroatët kundër serbëve, në stadium brohoritej Kujtim Shala, Kujtim Shala…

0
Gjigandi

O Zot, çfarë po ngjanë në stadiumin në “Maksimir” të Zagrebit, atëkohë bisedonim mes vete edhe ata që e prisnin takimin dhe shihni luftë në stadiumin përmes ekranit të televizionit! 

Rrahje e përgjithshme mes tifozëve të Dinamos së Zagrebit, BBB-së dhe atyre të Cërvena Zvezdës së Beogradit, Delija famëkeqe.  

Trazira! Brenda dhe jashtë stadiumit, luftë. 

Ndeshja nuk luhet por aty shihet edhe Zvonimir Boban, futbollist atëkohë, kur goditi policin ish jugosllav dhe e shtriu në fushë. 

RonaTyra

Luan Selmani nga Ferizaj,  vëllau i trajnerit të futbollit Agroni dhe i Vetonit, ish gjyqtar i futbollit dhe i hendbollit, tregon trishtimin e asaj dite, me 13 maj të vitit 1990, ku ishte i pranishëm në stadiumin në “Maksimir”.

“Nga këndi i shikuesit, me 13 maj, para 30 vitesh isha një shikues që dëshironte të shihte një ndeshje futbolli e cila karakterizohej me rivalitet te lart sportiv, politik, e çka jo tjetër, shumë ditë para ndeshjes i vinte era gjithçka përveç sport. 
Dinamo e Zagrebit ishte mikpritëse e Cërvena Zvezdës së Beogradit, luanin kroatët kundër serbëve, ndërsa në stadium brohoritej Kujtim Shala, Kujtim Shala.

Image

Maksimir 1990

Pamjet brenda stadiumit i ka pa e gjithë bota përmes televizionit, ato jashtë vetëm ne që kemi qene aty,  ku një pjesë e mirë e zagrebasve e kuptuan se çfarë shije ka gazi lotsjellës edhe sa është e dhimbshme goditja më kërbaç, për disa nga ne që ishim të Kosovës si bukë e pasul, por edhe pushteti e provoi dorën e qytetarit. Qytetarët e Zagrebit e kuptuan se qepet dhe qumështi janë ilaç kundër gazit lotsjellës.

Të Kosovës për herë të parë nuk ishin argat por ishin instruktor, ‘Tugjmani’ e rroku fshesën edhe e spastroi kuadrin komandues në polici… Ndërsa unë i palova teshat edhe në shtëpi”, shkruan Luani në profilin e tij në facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu