Gaz nga Azerbajxhani për Shqipërinë?

0
Gaz nga Azerbajxhani për Shqipërinë?
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama dhe një delegacion i përbërë nga ministra, zëvendësministra e deputetë ndodhet ne Azerbajxhan, në një vizitë ku do të priten nga nivelet më të larta shtetërore.

Takimi i parë u zhvillua me presidentin Ilham Aliev. Zyra e shtypit njoftoi për një takim kokë më kokë mes kryeministrit dhe presidentit, por pa zbuluar temat për të cilat është biseduar.

Tv Klan mësoi se një prej çështjeve është gjetja e burimeve alternative të energjisë, në kohën kur çmimi i naftës dhe i energjisë elektrike ka arritur rekordet historike.

Azerbajxhani është ndër vendet me burimet më të mëdha të gazit dhe po furnizon edhe Europën nëpërmjet gazsjellësit TAP që kalon nëpër Shqipëri.

Marrja e gazit direkt nga Azerbajxhani, do të lehtësonte krizën që ka shkaktuar rritja e çmimeve.

RonaTyra

Qeveria njoftoi dy ditë më parë se kishte marrë me qira dy centrale lundruese me gaz të lengshëm për të prodhuar energji, të ankoruara në Vlorë.

Gazi i lengshëm nevojitet edhe për TEC-in e Vlorës dhe furnizimi me gaz i Shqipërisë nga Azerbajxhani duket se ka qenë ndër pikat kryesore të diskutimit mes Ramës dhe presidentit Aliev.

Delegacioni do të zhvillojë një takim biletaral me kryetarin e kuvendit, Sahiba Gafarova dhe me kryeministrin Ali Asadov, që do të shënojë edhe mbylljen e vizitës në këtë vend.

Ditën e premte, delegacioni do të udhëtojë në Stamboll për një takim me përfaqësues të një kompanie turke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu