Kina demanton SHBA-në: Njoftuam OBSH-në sapo shpërtheu pandemia

0
Gjigandi

Kina ka demantuar SHBA-në duke thënë se ka njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetit menjëherë pas shpërthimit të koronavirusit.

Në një raport të botuar të dielën (7 qershor) që përshkruan veprimet e Kinës në luftimin e pandemisë, Zyra e Këshillit Shtetëror në vend thotë se Kina njoftoi menjëherë Organizatën Botërore të Shëndetit, si dhe vendet përkatëse e organizatat rajonale për shpërthimin e COVID-19.

Raporti shton se Kina ndau sekuencën e gjenomit dhe të dhënat specifike për zbulimin e COVID-19, dhe rregullisht njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe vendet përkatëse me informacionin epidemik.

Kina është kritikuar nga vendet e tjera, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për fshehjen e pandemisë dhe për keqmenaxhimin e saj.

Deri më tani janë shënuar 406 mijë viktima nga COVID-19 dhe janë regjistruar mbi 7 milion të infektuar në të gjithë botën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu