Man City rivalizon Chelsea për Chilwell

0
Gjigandi

‘Dhelprat’ do të përballen me oferta të parezistueshme për kartonin e Ben Chilwell.

Mbrojtësi anglez, i cili mbulon krahun e majtë të mbrojtjes, ka tërhequr vëmendjen e skuadrave si Chelsea e Manchester City.

‘Telegraph’ raporton se përveç Chelsea, në garë për Chilwell janë edhe ‘Citizens’.

Mbrojtësi ka qenë i lidhur tash e sa kohë me kalimin te ‘Blutë’, por kampionët në fuqi duket se nuk do të rrinë duarkryq.

E vetmja ndalesë për gjigantët e Premierligës mund të jetë çmimi i lartë që kërkohet nga skuadra e Leicester. Ata duan rreth 95 milionë funte për të liruar kartonin e lojtarit.

RonaTyra

Mbetet të shihet kush do ta fitojë garën për mbrojtësin e krahut të majtë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu