Zëvendëskryetari i Grupit të PPE-së në Parlamentin Evropian, Andrey Kovatchev i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të bëhet pjesë e reformës zgjedhore.
Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ diplomati i PE-së shprehu keqardhje për aksionet e fundit dhe përplasjet me protestuesit në Shqipërisë sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar.
“Aksionet e fundit të diskutueshme dhe përplasjet me protestuesit në Shqipëri janë për të ardhur keq. Të gjithë palët e interesuara duhet të angazhohen për të gjetur një zgjidhje të pranuar gjerësisht. Respekti për shtetin ligjor dhe puna e mëtejshme për 15 rekomandimet do të monitorohen nga afër nga Komisioni Europian dhe shtetet anëtare. Partia Demokratike duhet të angazhohet plotësisht në bisedime për reformën zgjedhore.”, shkruan eurodeputeti i Parlamentit Europian.