Covid-19, Rama: Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara

0
Gjigandi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se atje kjo fundjavë do të vijojë njësoj si ajo që kanë lënë pas.

“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Të shtunën dhe të dielën pensionistët lejohen të dalin deri në orën 10:00. Të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi.

Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Përjashtim bëjnë të gjithë ata që kanë autorizimin për të lëvizur me mjetet e tyre dhe për punë. Ndërkohë e diela do të jetë e mbyllur totalisht.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu