Gjykata nuk pranon ta lirojë, Redjan Rraja do hetohet në burg për atentatin ndaj prokurorit

0
Gjigandi

Gjykata e Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit nuk pranoi kërkesën e Redjan Rrajës për tu hetuar në një masë më të butë sigurie.

Redjan Rraja, 34-vjeçari nga Fushë Kruja u arrestua më 5 nëntor 2019 si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj teksa po tentonte të ikte jashtë Shqipërisë.

Sot GJKKO vendosi që Rraja të mos ndryshojë msaën e sigurisë por të qëndrojë në ‘arrest me burg’

Pasditen e 1 nëntorit 2019, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, në ndjekje e sipër, persona të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “Benz” qëlluan me armë zjarri nga mjeti i tyre për të vrarë shtetasit Arjan Ndoj, 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, shoferin e tij Andi Maloku 24 vjeç dhe Aleksandër Laho i njohur edhe si Landi Muharremi, 46 vjeç, të cilët ishin duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Benz”, të prokurorit Ndoj.

Nga atentati mbeti I vrarë shoferi Andi Maloku ndërsa u plagosën prokurori dhe shoku i tij

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu