Gjykata lë në burg të arrestuarit, e mitura: Roja i shkollës ka abuzuar edhe dy vajza të tjera

0
Gjigandi

Abaz Doga , ish-roja i shkollës nën akuzë për abuzimin e një nxënëseje u përball me gjykatën dhe me prokurorinë që e dyshon se gjatë një viti ka abuzuar me minorenen nga koha kur ajo ishte 14-vjeçe.

Veç kësaj ish-roja dyshohet se ka shtyrë një të mitur të bëjë të njëjtën gjë. I mituri është i dyshuar së bashku me të rinj të tjerë që e shantazhuan vajzën me video dhe fotografi .

Abaz Doga i hoqi pëllëmbët  nga fytyra vetëm pasi media doli nga salla dhe procesi vijoi me dyer të mbyllura për shkak të të dhënave sensitive. Ai e pa gjyqtarin ne sy dhe veç gjeneraliteteve i tha ” nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj”

Ky version u mbajt edhe nga avokati që ishte caktuar me prokurë nga familja e tij. Por ndërkohë e mitura ka rrëfyer se veç saj roja i shkollës ka abuzuar edhe dy vajza te tjera, një version që kundërshtohet nga Abaz  Doga.

Ndërkohë për shkak të ndryshimeve ligjore, në gjyq mori pjesë edhe avokatja e të miturës që sipas kodit penal përfaqëson të drejtat e viktimës. Avokatja ishte e pranishme kur e mitura u pyet në polici dhe ka treguar se gjithçka nisi në muajin mars 2019, atëherë kur roja e kanosi dhe se në maj 2019, ai kishte shkruar emrin e saj në të gjithë lagjen.

RonaTyra

Ndërkohë hetimet janë zgjeruar edhe në drejtim të shkollës, ndërsa verifikime po kryhen edhe në adrese të inspektorëve të zonës për të kuptuar a kanë reaguar në kohë përderisa emri i fëmijës bashkë me sharjet ndaj saj gjendeshin jo vetëm në hyrje të shkollës, por në të gjithë lagjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu