Duket e pabesueshme, por ja si ndikon pandemia te jashtëqitja

0
Gjigandi

Le të tregohemi të sinqertë, shumica e njerëzve nuk e ka idenë se sa shumë mund të tregojë jashtëqitja për shëndetin. Sistemi tretës reagon ndaj stresit, ankthit dhe ndryshimeve të zakoneve të të ngrënit, sidomos në një situatë pandemie si kjo

Heather Jeffcoat, një specialiste që trajton problemet shëndetësore pelvike, tha për Scary Mommy se “në situatë stresuese, sistemi nervor kalon në një fazë të re. Për të kuptuar reagimin, mjafton të imagjinoni veten duke vrapuar teksa ju ndjek një tigër”.

Një tjetër specialist, Dr. Kim Langdom, shkruan Anabel, u shpreh se “zorrët dhe truri janë të lidhura nga sistemi nervor autonom.

“Kur jemi të stresuar, përjetojmë ankth ose qëndrojmë në izolim, truri ynë lëshon më shumë serotonin dhe epinefrin (adrenalina) të cilat shkaktojnë çlirim të kortizolit në gjendrat mbiveshkore. Kur nivelet e serotoninës rriten, zorrët reagojnë duke pasur spazma, të cilat çojnë në diarre ose kapsllëk.”

Që të ketë një lëvizje normale të zorrëve, duhet që organizmi të funksionojë më së miri, në të kundërt shfaqen probleme me tretjen.

RonaTyra

Të qëndruarit të hidratuar është me rëndësi dhe këshillohet minimumi 1.5 litra ujë në ditë, ose më shumë nëse jetoni në zona të nxehta ose merreni me aktivitet fizik.

Megjithatë nëse nuk mundeni dot të kryeni nevojat personale për më shumë se disa ditë, keni dhimbje barku ose vini re gjak në anus, duhet të kontaktoni me mjekun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu