Pas marrjes së një prove pozitive shtatëzanie, trupi juaj kalon nëpër shumë ndryshime. Por ajo që ndoshta nuk e dini është se ndryshimi mund të çojë në infeksion – dhe me mundësinë e përdorimit të shumë antibiotikëve.
Një studim i kohëve të fundit për parandalimin e defekteve të lindjeve të më shumë se 13.000 grave shtatzëna zbuloi se rreth 30 përqind e femrave i nënshtrohen së paku një kursi trajtimi me antibiotik midis tre muajve para konceptimit dhe përfundimit të shtatëzanisë së tyre ose më së shpeshti gjatë muajit të katërt të shtatzënisë thotë Parents.
Zgjidhja e përdorimit të antibiotikut ka potencialin për të shkaktuar anomali të lindura tek të sapolindurit.
Cilat medikamente janë të sigurta gjatë shtatëzanisë?
Penicilina, antibiotiku më i zakonshëm gjatë shtatzënisë, si dhe antibiotikë të tjerë të përshkruar gjerësisht, nuk janë gjetur të jenë të lidhur me rrezikun e rritur për rreth 30 defekte të ndryshme të lindjes, sipas Studimit Kombëtar të Parandalimit të Dëmeve të Lindjes.
Megjithëse shumë antibiotikë siç janë pencillina janë përdorur në mënyrë të sigurtë për dekada, shtamet rezistente të baktereve po i detyrojnë mjekët të përdorin një sërë antibiotikësh.
Siguria varet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë edhe llojin e antibiotikut, kur në shtatzëninë ju merrni antibiotikët, dozën dhe kohëzgjatjen e përdorimit.
Edhe nëse një antibiotik është lidhur me një rrezik të lartë të defektit të lindjes, shanset mbeten të vogla. Për shembull, rreziku i lindjes së një fëmije me sindrom hipoplastik të zemrës së majtë është rreth një në 4,200.
Antibiotikët Sulfonamide si Septrim dhe Bactrim janë të lidhura me një rritje të trefishtë, duke e bërë gjasat rreth një në 1400, sipas Qendrës Kombëtare për Dëmet e Lindjes dhe Paaftësive Zhvillimore.
Antibiotikë të sigurt dhe të pasigurtë gjatë shtatëzanisë
Disa antibiotikë që zakonisht konsiderohen të sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë:
-Amoxicillin; -Ampicilin; – Augmentin; -Penicilinë;
-Cephalexin; – Klindamycin; – Eritromycin;
Disa antibiotikë që zakonisht konsiderohen të pasigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë:
-Baktrim; – Ciprofloxacin; – Dksiciklin; -Furadantin;
-Minocikline; – Tetraciklinat;