A përhapet koronavirusi përmes kondicionerit? Flasin ekspertët

0
Gjigandi

A është ajri i kondicionuar një mënyrë për transmetimin e koronavirusit? Disa lajme kanë qarkulluar së fundmi, sidomos nga Azia thuhet se ka shumë gjasa që ajri i kondicionuar të përhapë edhe më shumë virusin Covid-19 në ambiente të ndryshme, nga ato të mbyllurat tek të hapurat.

Disa virologë, disa prej tyre nga Kina, filluan studimet për këtë ide pasi një person kishte qenë në një restorant me ajër të kondicionuar dhe më pas kishte vdekur nga koronavirusi. Asgjë nuk mund të jetë më mashtrim se kaq, madje dëmi që po i shkaktohet kësaj industrie dhe tregut është shumë i madh.

Assococlima, një kompani e njohur kondicionerësh në të vërtetë ka deklaruar sesi sistemet e ventilimit dhe filtrimit favorizojnë uljen e konsiderueshme të përqendrimit të këtij virusi në ajër dhe, rrjedhimisht, edhe transmetimin e tij.

Alessandro Riello, ish-shefi ekzekutiv i Confindutria dhe sot CEO i Aermec, në fakt ka sqaruar se si kazani ashtu edhe sistemet e kondicionimit të ajrit kanë funksionin e përzierjes së ajrit. Pasoja? Ulje e konsiderueshme e ngarkesës bakteriale. Por nuk do të mbarojë këtu: ndërmarrja e tij, në fakt, për mbi dhjetë vjet ka krijuar mbështjellje brenda sistemit të kondicionerit që kanë një llambë UV. Funksioni i tyre është i thjeshtë: kjo dritë lëshon rrezet ultravjollcë brenda saj me qëllim jo vetëm mbrojtjen e syve, por edhe krijimin e një veprimi anti-bakterial.

Shumë kompani në Itali, pas përfundimit të fazës së dytë së koronavirusit, kanë një rënie të konsiderueshme në punë dhe mbi të gjitha në reputacion, ndërsa gjithçka është ndërtuar me shumë angazhim dhe përkushtim ndër dekada.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu