5 receta natyrale për të kuruar infeksionet urinare

0
Gjigandi

Nëse jeni prekur ndonjëherë nga infeksionet urinare, mund t’i dini vuajtjet e ndjesisë së tmerrshme të djegies dhe nevojës së vazhdueshme për të urinuar. Mbi 60% e grave në të gjithë botën preken nga infeksionet e traktit urinar gjatë jetës së tyre dhe më shumë se 25% e tyre përjetojnë rikthim të kësaj sëmundjeje brenda 6 muajsh.

Hani sa më shumë hudhra: Hudhra ka në përmbajtjen e saj alicilinë, një përbërës shumë i rëndësishëm me veti antibakteriale.

Merrni vitaminë C: Një studim i vitit 2007-të, zbuloi se mjafton një dozë ditore prej 100 miligramësh vitaminë C për të trajtuar infeksionet urinare, sidomos tek gratë shtatzëna.

Kjo vitaminë e bën urinën më acide dhe si rrjedhojë nuk lejon shumimin dhe zhvillimin e bakteries E.Coli që është edhe përgjegjësja kryesore për shfaqjen e infeksioneve urinare.

Pini vaj karafili: Përveç se na zbukuron ballkonin, karafili është gjithashtu një bimë çudibërëse përsa i përket vlerave ushqyese që përmban. Pasi i nënshtrohet një procesi presimi në të ftohtë, ju mund ta konsumoni në formën e vajit bimor.

RonaTyra

Vaji i karafilit shquhet për vetitë e tij antibakteriale dhe antimykotike. Nëse vuani herë pas here nga infeksionet urinare, ju këshillojmë të pini vaj karafili për gati dy javë dhe rezultatet do të flasin në favorin tuaj. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të mos merrni antibiotikë dhe asgjë tjetër.

Pini vaj rigoni: Vaji i rigonit na ofron një sërë përfitimesh për shëndetin, kryesisht lidhur me rrugët e frymëmarrjes dhe sistemin imunitar. Njihet gjithashtu për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve të traktit urinar, duke parandaluar shumimin e baktereve E.Coli dhe Protesus.

Njëlloj si vaji i karafilit, edhe trajtimi me vaj rigoni nuk duhet të zgjasë më shumë se dy javë. Por në këtë rast, këshillohet që ta bashkoni me pak ujë ose vaj kokosi, në raportin 1:1 (lugë çaji) dhe ta pini kryesisht esëll.

Përdorni lëngun e boronicës së kuqe: Lëngu i boronicës së kuqe ka një efekt të jashtëzakonshëm mbi fshikëzën e urinës pasi përmban në sasi të mëdha proantocianidina (PACs), një përbërës që ndalon rritjen e E.coli, bakterit më të zakonshëm që shkakton infeksionin urinar.

Boronicat e kuqe përmbajnë agjentë antifungalë, të cilët kanë një avantazh ndaj antibiotikëve dhe mbi të gjitha nuk janë të rrezikshme për shëndetin. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu