Në kohën kur gjithë bota luftonte me covid 19 jeta për banorët e vetëm në ishullin e Zvërnecit, jeta ishe e qetë dhe e sigurt. Atë, Jani Tereziu dhe familja e tij jetuan plot 2 muaj në manastir të izoluar.
këtë periudhe pandemie është lejuar që në kishë të behën lutje të veçuara.
Restaurimi i disa pjeseve të kishës së ” Shën Mërisë”i ka mbajtur ata të zënë gjatë kohës së pandemisë.
Gjelberimi dhe mirëmbajtja e kopshtit në zonën përreth manastirit ka qenë një nga punet që prifti dhe familja e tij kanë bërë në këtë periudhë izolimi. Por jeta në këtë manastir e në këtë ishull plot gjelbërim i ka dhënë mundësinë Atit të merret dhe me shpendët dhe kafshët të cilat janë një ekonomi ndihmese për kishën.
Largohemi nga Zvërneci me urimin dhe lutjen e At Janit, që njerëzimi mbarë kudo ta kalojë më së miri këtë periudhë të vështirë.