Xhinset e ngushta dëmtojnë shëndetin

0
Gjigandi

Pantallona të ngushta që mund të shpërthejnë nga çasti në cast, këmisha që ju shtrëngojnë aq shumë sa ju duket sikur u marrin frymën, apo edhe xhaketë extra small që nuk ju lejon të bëni as lëvizjen më të vogël, mos u habisni, të gjithë i kemi veshje të tilla në garderobë.

I kemi veshur, vazhdojmë t’i veshim, mirëpo a e dini se ç’rrezik fshihet pas tyre?

Të dukesh bukur dhe me stil nuk është edhe aq e lehtë, por sipas hulumtimeve të fundit nuk është edhe aq e shëndetshme, pasi veshjet e ngushta kanë një ndikim të konsiderueshëm në organizmin tuaj. Por për çfarë bëhet fjalë?

Variçet: Xhinset e ngushta, njohur ndryshe si skinny jeans, mund t’ju bëjnë të dukeni më të dobëta, ose edhe të kenë efekt të kundërt, por t’i mbani veshur gjithë kohës mund të çojë në shfaqjen e tyre, pasi ngadalësojnë qarkullimin e gjakut. Si rrjedhojë trupi prodhon shumë progesterone që më pas sjell zgjerimin e venave.

Celuliti: Shtatzënia, çrregullimet hormonale dhe luhatjet në peshë janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e celulitit, ose siç njihet mes vajzave dhe grave “lëkura e portokallit”. Duam t’ju sqarojmë se nuk janë xhinset ato që shkaktojnë celulitin, por duke i mbajtur gjithë kohës veshur pengon qarkullimin e gjakut, si dhe kontrakton nyjet lidhëse dhe muskujt.

RonaTyra

Tretja: Probleme me tretjen: Sa herë ju ka ndodhur ta ndieni veten të lodhur pas një vakti? Me siguri me qindra herë, mirëpo përpara se të kërkoni fajin në pjatë, ulni kokën nga rripi i pantallonave, i cili pengon stomakutn të zgjerohet teksa ushqeheni. Jo vetëm kaq, xhinset e ngushta shkaktojnë gjithashtu probleme me tretjen, aciditet dhe refluks gastrik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu