Rrudhat së pari shfaqën rreth syve, ballit dhe rreth gojës, më së shumti për shkak të mimikave dhe ekspozimit në diell.
Por para se të ngurroni ti trajtoni këto rrudha në mënyrë artificiale, ndaluni një moment dhe hidhni një sy mënyrës suaj të jetesës.
Disa ushqime që ndikojnë në krijimin e rrudhave:
Sheqeri;
Sheqeri rrit formimin e AGEs, të cilat dëmtojnë kolagjenin. Fibrat e kolagjenit duhet të mbeten të lidhura së bashku për të ndihmuar ruajtjen e strukturës së lëkurës. Sheqeri dëmton lidhjen ndërmjet fibrave të kolagjenit, e cila pastaj përkeqësohet nga ekspozimi ndaj dritës UV nga dielli. Sa më shumë kolagjeni të prishet, aq më e rrudhur do të shfaqet lëkura.
Për të parandaluar rrudhat, zvogëloni sasinë tuaj të sheqerit.
Karbohidratet;
Pas tretjes, karbohidratet kthehen në sheqer të pastër, të cilat, siç e dimë, shkaktojnë AGEs. Por jo të gjitha karbohidratet janë krijuar të barabartë. Mirëpo karbohidratet e rafinuara dhe të përpunuara që kanë pak dobi ushqyese mund të dëmtojnë lëkurën. Kështu uleni konsumimin e karbohidrateve si buka e bardhë, drithërat, biskotat, pastat dhe ëmbëlsirat.
Margarina;
Yndyra që gjindet në margarinë, mund të shkaktojë inflamacion dhe rritje të stresit. Rrini larg margarinës për të pasur një lëkurë të shëndetshme dhe pa rrudha.