Ushqimet që e dobësojnë sistemin imunitar

0
Gjigandi

Tanimë dihet se sistemi imunitar ka një rol kyç në luftimin e virozave dhe sëmundjeve të tjera. Ky mekanizëm i mundëson organizmit të luftoj patogjenët e huaj, të cilët janë faktorët kryesorë që shkaktojnë sëmundje.

Përmirësimi dhe forcimi i sistemit imunitar bëhet duke konsumuar ushqime të shëndetshme dhe duke përcjellë një dietë natyrale.

Mirëpo, ekzistojnë disa ushqime që ndikojnë në dobësimin e sistemit imunitar dhe të cilat i konsumojmë çdo ditë. Disa nga këto produkte janë:

Alkooli– është produkti kryesor, i cili ndikon në dobësimin e sistemit tuaj imunitar. Sipas hulumtimeve, alkooli e rrit rezikun e pneumonisë, stresit akut dhe infeksioneve të mëlçisë.

Kripa– është një produkt tjetër, i cili nëse konsumohet në sasi të lartë mund ta dobësoj sistemin tuaj imunitar. Duke reduktuar konsumimin e kripës ju mund t’i luftoni më lehtë patogjenët e huaj si dhe e forconi aftësinë organizmit për t’i luftuar infeksionet bakterale.

RonaTyra

Sheqeri– sidomos sheqeri industrial mund të jetë një nga faktorët, që shkakton dobësimin e sistemit imunitar dhe aftësinë e organizmit për t’iu përgjigjur agjentëve të huaj dhe infeksioneve.

Kafeja– kafeja dhe çaji përmbajnë antioksidantë, që ndihmojnë në luftimin e inflamacionit. Mirëpo këto pije përmbajnë kafeinë, e cila në sasi të lartë në organizëm ka ndikim negativ.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu