Nderkohe qe shifrat e te prekurve me koronavirus rriten perdite, e po ashtu edhe situata ne Infektiv eshte shqetesuese, me shtim te shtrimeve, mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo ka dale kete mengjes me nje apel te forte per te gjithe shqiptaret.
Me nje mesazh ne faqen e tij ne Facebook, mjeku teska kujton rimbylljen e padeshirueshme, thekson se ecja e kujdesshme perpara eshte e mundshme. Ai kujton gjithe masat dhe rregullat qe nuk duhen neglizhuar per te ruajtur veten dhe te tjeret nga infektimi.
“UDHËN e theqafjes/gurbetit kurdoherë e kemi të hapur, POR “guri i rëndë në vend të vet”…PPP-ja shpirt dhe vendmbrothësuese DUHET të jetë dhe të mbetet vetëm PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESINALIZMI prej gjithkujt, për çdo çast dhe kudo….”, shkruan mjeku.
Mesazhi i Kalos
Nga sfida e përditëshme me Covid-19…..RIMBYLLJA e padëshirueshme dhe e pamundur, por ECJA e KUJDESËSHME përpara është plotësisht e mundëshme….OKSIGJENIMI i trurit dhe i trupit pas uljes së vrullit të Sars-Cov2/Covid-19 nëpërmjet kufizimeve të imponuara, DUHET të na bëjë në VIJIMËSI të reflektojmë dhe të veprojmë me moton: “JETA e gjithkujt është shumë e shtrenjtë, e domozdoshme për Shoqërinë tonë.”….NËNVLERËSIMI i vetëndërgjegjësimit, i mirësjelljes në publik, i distancimit fizik, i higjenës personale dhe asaj kolektive, i aktivitetit fizik në mjedise të hapura, i mbajtjes së maskave në mjedise me prani të shumë individëve në to, i kufizimeve të grumbullimeve kur këto nuk janë një domozdoshmëri jetësore, i hidrimit dhe i ushqimit të shëndetshëm dhe sipas mundësive, solidariteti me njerëzit në nevojë, i RESPEKTIMIT të vetëvetes POR edhe i të tjerëve që gjallojnë rreth teje e sidomos ulja e përkujdesit ndaj të moshuarve, SJEDHIN për pasojë edhe shtimin e mundësive për tu infektuar nga Sars-Cov2/Covid-19….Të mendojmë dhe të punojmë vetëm e vetëm për të ARDHMEN tonë dhe të fëmijëve tanë….UDHËN e theqafjes/gurbetit kurdoherë e kemi të hapur, POR “guri i rëndë në vend të vet”…PPP-ja shpirt dhe vendmbrothësuese DUHET të jetë dhe të mbetet vetëm PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESINALIZMI prej gjithkujt, për çdo çast dhe kudo….AJO çka i lëmë vendit dhe brezave është vetëm e vetëm mbrothësimi i tyre….AJO çka gjithkush len pas vetes është vetëm e vetëm emri i mirë, dobiprurja për ecurinë e pjesëzës socio-ekonomike për të cilën ai/ajo ka kontribuar….KËRKIMI me çdo mjet e formë i PROTAGONIZMIT dhe i IDENDITETIT të munguar socio-profesional sidomos në këto kohë, sjedh vetëm e vetëm kokëdhimbje e konfuzion për publikun, si dhe zbehje apo zhbërje të profesionalizmit të gjithsecilit prej nesh….Na dëgjoni, na besoni, na mirëkuptoni dhe bashkëpunoni me NE, për tu përballur me këtë sfidë të Sars-Cov2/Covid-19, dhe jo vetëm….PËR të sotmen dhe të ardhmen tonë!!!