Truri e njeh muzikën brenda 100 milisekondave

0
Gjigandi

​Truri e adhuron muzikën. Nga 100 deri në 300 milisekonda është e mjaftueshme për të njohur një pjesë të njohur.

Kjo është ajo që del nga studimi i London University, i koordinuar nga Maria Chait.

Autorët e studimit kanë treguar se truri është në gjendje të njohë shumë shpejt pjesët muzikore të njohura, të ruajtura në listën personale të të preferuarave në kujtesën tonë.

Për ta bërë këtë, ata monitoruan, përmes encefalogramës dhe teknikave për matjen e diametrit të pupilës, aktivitetin e trurit të pesë burrave dhe pesë grave, duke i bërë ata të dëgjojnë pasazhe muzike të njohura dhe të tjera të panjohura.

”Të kuptuarit se si truri i njeh meloditë e njohura është i rëndësishëm në studimin e muzikës si një terapi për disa forma të çmendurisë”, theksoi kordinatoria Chait.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu