Trump-i e sulmon përsëri OBSH-në: Keni qenë katastrofë

0
Gjigandi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka vazhduar sulmet ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke e cilësuar punën e saj si katastrofale gjatë menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e akuzoi organizatën që funksionon në kuadër të Kombeve të Bashkuara se i ka riprodhuar në mënyrë të verbër informatat nga Pekini dhe i ka lënë anash të gjitha thirrjet, shkruan “Daily Mail”.

Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara në mënyrë të pamend kanë derdhur para në llogarinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe e justifikoi vendimin e tij për ta pakësuar kontributin financiar për OBSh-në.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë ka qenë katastrofë. Gjithçka që ajo ka thënë ishte gabim dhe ajo është e centralizuar rreth Kinës. Gjithçka që ata bëjnë është që pajtohen me Kinën, çfardo që Kina dëshiron të bëjë”, tha ai.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë përkeqësuar gjatë pandemisë së koronavirusit pasi presidenti Trump vazhdimisht e akuzonte këtë organ se po ia mban anën Kinës dhe i ka ndihmuar këtij shteti që ta fshehë gjendjen e vërtetë të përhapjes.

RonaTyra

Presidenti Trump më parë e ka akuzuar Kinën për fshehjen e të dhënave dhe ka thënë se beson që koronavirusi ka filluar të përhapet nga një laborator në Wuhan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu