Torte me banane

0
Gjigandi

Kjo është ëmbëlsirë shumë e thjeshtë.

Përbërësit

3 vezë

1 gotë sheqer

1 gotë qumësht

RonaTyra

1 gotë të çajit vaj

1 vanilje

1 pluhur pjekje

2,5 gota miell

3 lugë të gjellës kakao

Përmbi

Krem shllag

3 banane

Hapat

Vezët dhe sheqerin e rrahni në një enë rreth 5 minuta, pastaj ia shtoni vaniljën, qumështin, vajin, pluhur pjekjën, miellin dhe kakaon.

Enën e pjekjës e lyeni me vaj dhe në të e derdhni glazurën e tortës, tortën e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 175 gradë celius.

Pas pjekjës tortës ia largoni pjesën e sipërme dhe ia vendosni krem shllagun, copat e bananës të prerë.

Pjesën e larguar të tortës e vendosni në blendar për zvogëlim pastaj ia derdhni tortës përmbi.

Tortën e vendosni në frigorifer të qëndroj rreth 2 orë në pritje.

Ju bëftë mirë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu