Teza doli para provimit/ Edhe këtë vit nuk u arrit që të mbahej sekret

0
Gjigandi

Teza e matematikës nuk u arrit të mbahej sekret as këtë vit. Pavarësisht ndryshimeve në rregulloren e maturës shtetërore, ku parashikohen masa të forta ndëshkuese për këdo që e publikon testit, ky i fundit u zbulua që kur nxënësit e klasave të 12-a ishin duke zhvilluar provimin.

Pa dalë nga dyert e shkollës teza e provimit qarkullonte në internet. Ndërsa sipas rregullores pala e tretë që e publikon tezën pa përfunduar provimi do të ndiqet penalisht, maturanti që e ka fotografuar përjashtohet nga provimet e maturës  dhe administratori që e ka lejuar pezullohet nga detyra apo pushohet nga puna.

“Kush e nxorri testin?” – e ngre pyetjen dhe partia demokratike teksa kërkon që ministrja e arsimit  të mbajë përgjegjësi. “U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto. Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi. Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë show me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama”, reagoi ish deputetja Albana Vokshi.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu